Secondary Adv

Njihuni me kështjellen më të lartë prej rëre në botë

Share on Google+

Kështjellat e mëdha të rërës nuk gjenden vetëm në plazh.

 

Qyteti gjerman i Duisburgut morri titullin zyrtar të Guinness-it për kështjellën më të lartë në botë, duke mposhtur mbajtësin e mëparshëm të këtij rekordi shtetin indian Odisha. 

Kështjella me lartësi 16,68 metra (54,72 metra) ka një pamje shumë të bukur dhe është ndërtuar në vetëm 25 ditë. Ajo u ndërtua nga një ekip prej 19 artistësh në Parkun e Duisburg-ut, me 3500 ton rërë e ngjeshur. Ndërtimi i  skulpturës së këtij viti filloi më 8 gusht dhe juria e Rekordeve Botërore Guinness e njohu zyrtarisht kështjellën e rërës si më të lartën në botë më 1 shtator.

Kështjella masive e rërës përfshin referenca për monumentet më të famshme në mbarë botën, nga tempujt budistë të Tajlandës deri te Parthenoni i Greqisë. Kështjella e rërës është në funksion deri më 24 shtator 2017.


Më të lexuarat